Osmani: Shqiponjat fluturojnë lart! Urimi unik i Presidentes së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani përgëzoi kuqezinjtë për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë.

“Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë!”, shkruan Osmani.


Shtuar 11.10.2025 23:29