”Kosova ishte nën sulm”, ka presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën dhënë për CNN.
Osmani ka deklaruar se mbrapa sulmit ka qëndruar aparati shtetëror me qëllime aneksimi, por policia e profesionale e ka penguar këtë plan.
Ajo ka thënë se vendi po përballet me krizë sigurie, teksa ka treguar se janë në komunikim me aleatët, SHBA-të dhe BE-në.
“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin rus”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani ka delaruar se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. Ajo shton se perëndimi duhet ta sanksionojë Serbinë.
Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova i ka kontribuar paqes në rajon.
”Ne kemi marrë çdo hap për të qenë konstruktiv, por Serbia jo”, ka thënë ndër tjerash presidentja Osmani.
Por kështu thotë se nuk po vepron edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.
“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiqit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiq me Vuqiqin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, ka deklaruar Osmani. /Gazeta Express