Osmani: Nuk duhet të lejojmë të kthehemi në grupin e Kosovës dhe Bosnjës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se Maqedonia e Veriut mund të humbë hapin bashkë me Shqipërinë dhe të mbetet në grupin e Kosovës dhe të Bosnjë Hercegovinën.

Sipas kryediplomatit, kjo mund të ndodhë nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese.

“Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skrininkgut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës. Sipas Osmanit kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia e Veriut ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara”, ka deklaruar Osmani./shenja


Shtuar 1.07.2023 11:37