Janë betuar në Kuvend dy deputetët më të rinj, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda.
Dy deputetët ishin prezentë për herë të parë në Kuvend.
Nebijaj dhe Doda u zgjodhën në postin e deputetit pasi zëvendësuan Grida Dumën e Alfred Rushajn, që hoqën dorë nga mandati i tyre.
“Betohem”, ishte fjala që thanë të dy deputetët në Kuvend.
Duma e la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit, ndërsa Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.