Këtë të premte, 11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2”, dolën përpara Gjykatës së Tiranës, për t`u njohur me masën e sigurisë.
Prokurori i çështjes kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës së lehtë “detyrim paraqitje” për të gjithë grupin, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.
Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.
Këtë persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati ne kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.
Ylard Lala, ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.