“Ore doktori e ka për vete këtë nismë”? Berisha shuan dyshimet e demokratëve

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka ngritur një pyetje mbi veten e tij dhe i ka dhënë vet përgjigje.

Pyetja që Berisha ngriti, ishte nëse e kishte për veten e tij këtë nismë të ndërmarrë apo për PD-në.

Berisha u përgjigj me siguri të plotë, se nisma e tij ishte fund e krye në favor të Partisë që ai ka drejtuar prej kohësh.

Fjala e Berishës:

Keni të drejtë të pyesni, doktori e ka për vete këtë nismë? Ju jap fjalën e nderit se e kam për PD dhe anëtarsinë e PD-së. Ne kemi një fjalë të urtë që thotë, më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur. Ishte dhënë para e madhe për Kosovën, por goja ime nuk mbyllet kurrë për interesin kombëtar. E bëra të qartë se është tradhëti e madhe kombëtare. Është shkelje mbi gjakun e atyre që ranë për Kosovën. Projekti ishte hartuar në zyrat e Sorosit. Parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë. Më akuzuan për konspiracion ndaj politikës së jashtë të SHBA. Unë çdo gjë e them publike. Nxorrën Novi Sadin, Mini-Shengenin. Çfarë ishte? Vendosja e hegjemonisë serbe në rajon./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 18:47