Kryeministri hungarez, Viktor Orban , i cili është kritikuar disa herë për qëndrimin e tij pro-rus, e sheh shumë pranë Luftën e Tretë Botërore.
“Mundësia që lufta në Ukrainë të kthehet në një konflikt global po rritet”, tha kryeministri hungarez.
Sipas Politico, duke cituar stacionin publik të radios Kossuth Rádió, Orban kritikoi Perëndimin dhe akuzoi aleatët e Ukrainës për nxitjen e një konflikti për shkak të interesave ekonomike.
“Bota nuk ka qenë kurrë kaq afër”, tha Orban për skenarin e një “lufte lokale” që do të kthehet në një “luftë globale”.
“Mundësia e kësaj po rritet çdo ditë ,” argumentoi ai, duke promovuar narrativën ruse mbi luftën në Ukrainë.
Në intervistën e tij në radio, kryeministri hungarez këmbënguli që të tjerët të ndajnë qëndrimin e tij, duke treguar Kinën, botën arabe dhe Afrikën.
“Ka Perëndim, por ka edhe të tjerë”, shtoi ai.