Rikthehet në media udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny.
Navalny ndodhet në një burg në Rusi, pasi u dënua nga një gjykatë ruse për disa vepra penale.
Kritiku i Kremlinit i tha Neë York Times se ditët e punëve të rënda për gulagët sovjetikë kishin mbaruar por që janë zëvendësuara me atë që ai e quajti “dhunë psikologjike të shpëlarjes së trurit” dhe “propagandës”.
Navalny, nga muaji mars i këtij viti, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë në Pokrovo, 100 kilometra në lindje të Moskës.
“Ju duhet të imagjinoni diçka si një kamp kinez i punës, ku të gjithë janë rresht për një dhe ku kamerat janë të vendosura. Ekziston një kontroll i vazhdueshëm”, ka thënë Navalny në këtë intervistë.
Ai tha se janë vazhdimisht nën vëzhgimin e rojeve, deri sa detyrohen të shikojnë me orë të tëra propagande shtetërore, duke mos i lejuar ata të lexojnë ose të shkruajnë.
Navalny është i bindur se ditët e mbretërimit të Putinit do të përfundojnë një ditë dhe Rusia do të jetë një vend demokratik.
“Herët a vonë, kjo do të rregullohet dhe se Rusia do të ketë në një rrugë demokratike evropiane të zhvillimit. Thjesht, sepse kjo është ajo që njerëzit duan”, tha ai.
Më 20 gusht të vitit 2020, deri sa po kthehej nga qyteti Tomsk i rajonit të Siberisë për në Moskë, Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok./albeu.com