Opozita protestë para parlamentit, 1 mijë efektivë në terren, cilat rrugë do të bllokohen

Opozita ka paralajmëruar se ditën e sotme do të mbajë një protestë para parlamentit në të njëjtën kohë që do të mbahet seanca plenare.

Në total pritet të angazhohen rreth 1 mijë efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndër to edhe forcat Shqiponja dhe FNSH. Ato do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit.

Ndërkohë, rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë te rrugës së Elbasanit.

Në sheshin “Fan Noli” pritet bllokimi total i qarkullimit të mjeteve. /albeu.com

 


Shtuar 13.02.2023 12:41