Ditën e sotme, opozita ka thirrur sërish një protestë përpara bashkisë së Tiranës. Skandalet e mëdha që çuan në arrestimin e një numri të madh drejtorësh të Veliajt, kanë sjellë edhe reagimin e banorëve të kryeqytetit, por jo vetëm.
Ndërkohë, që çdo ditë opozita dhe media denoncojnë skandale të tjera të vjedhjeve të pandalura nga drejtorët e bashkisë Tiranë të parave publike.
Në ora 11 është programuar që qytetarët, të protestojnë pranë godinës së bashkisë.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme, që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës.
Blushi thekson se “kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston”!
REAGIMI I BLUSHIT:
“Sot, EJA EDHE TI, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shporrjen dhe arrestimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj!
EJA EDHE TI për të protestuar kundër vjedhjes papushim të taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit.
Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është POPULLI QË I ARRESTON”!