Opozita kërkon të fusë në rend dite çështjen Ahmetaj, Manja në Kuvend: Heshtja jonë, respekt për drejtësinë dhe ligjin

Me debate ka nisur seanca e sotme në Kuvend, ku opozita kërkon që të futet në rend ditë çështja e Arben Ahmetaj, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e tij. Gjithashtu kanë kërkuar të diskutohet dhe për rastin e dhunës së Rrajave në Borizanë të Krujës, që pasoi në dorëheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka marrë fjalën në Kuvend, ku tha se ajo që po bën opozita është në shërbim të krimit dhe pengonzbardhjen e së vërtetës. Ndër të tjera, tha se hështja e mazhorancës tregon respekt për ligjin dhe drejtësinë.

“Kjo që bëni ju është shërbimi më i mirë që i bëni krimit. Këto porosimi keni marrë nga krimi dhe këtë po bëni. Drejtësia të bëjë punën e vetë dhe Kuvendi të vazhdojë me rëendin e ditës. Kjo që po bën opozita pengon të vërtetën. Heshtja jonë është respket për drejtësinë dhe ligjin”, tha Manja.


Shtuar 13.07.2023 11:08