Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, opozita ka kërkuar nisjen e procedurave shtetërore për nderimin e gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja, me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Sipas opozitës, shteti ka detyrë institucionale dhe morale të njohë kontributin e tij dhe të nisë procedurat zyrtare për këtë nderim.

Astrit Kalaja, u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit, menjëherë pas leximit të një vendimi që ishte kundër interesit të autorit, shtetasit Elvis Shkambi.