“Opozita i ka shanset për të fituar në Tiranë”, Dashamir Shehi këshillon Këlliçin: Mos ji vetëm përfaqësues i Foltores

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, mendon se opozita i ka të gjitha shanset për të fituar në Tiranë më 14 maj, ditë kur do të mbahen zgjedhjet vendore në të gjitha bashkitë e vendit.

Shehi këshilloi kandidatin e PD-së, Belind Këlliç, i cili do të garojë kundër Erion Veliajt, që të marrë funksionin e tij politik dhe mos jetë një përfaqësues i Foltores.

I ftuar në Euronews, Shehi tha se nëse kjo ndodh, pra Këlliçi është vetëm përfaqësues i Foltores, i bën nder krahut tjetër.

Shehi: Unë e gjykoj që në Tiranë opozita i ka të gjitha shanset për të fituar. Por kam një këshillë për Këlliçin. Nëse Këlliçi është thjesht si përfaqësues i foltores  po paragjykon situatën e vet personale dhe të opozitës sepse u kemi deleguar rolin politik për ndryshe. Bashkia e Tiranës, ka qenë gjithmonë në funksion politik. Këlliçi duhet të marrë funksionin e vet politik. I ka hyrë kësaj pune t’i dalë për zot. Ne e njohim atë si bashkuesin e opozitës brenda Tiranës. Nëse ai është vetëm si përfaqësuesi i foltores po i bën nder krahut tjetër./Albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 14:44