Opozita braktisi votimin, ndryshimi i rregullores së Kuvendit miratohet me 79 vota pro

Ditën e sotme, është zhvilluar seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Në seancë, opozita ka vijuar me kritikat e saj ndaj mazhorancës.

Pas debateve dhe diskutimeve mes palëve, ka nisur dhe votimi për rendin e ditës: ndryshimet në Komisione dhe drejtuesit e tyre.

Ndërkaq, opozita ka zgjedhur që të braktisë seancën dhe është larguar nga Kuvendi pasi ka nisur votimi.