Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviç u shpreh se ata që janë më përgjegjës për dorëzimin e interesave kombëtare serbe në Kosovë, nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për jetën e popullit serb
Sipas Danas, Petkoviç, në një deklaratë me shkrim ku i drejtohet personalisht Miroslav Aleksiçit dhe Vuk Jeremiçit, nënkryetar dhe kryetar i Partisë Popullore i akuzon ata për qëndrime antiserbe.
“Le të përgjigjet Aleksiç se sa metra dru mund të blihen për një vilë të Vuk Jeremiçit? Sot shteti i Serbisë e ndihmon popullin tonë në krahinë më shumë se në 40 vitet e fundit”.- tha Petkoviç.
Në deklaratë, ndër të tjera, thuhet gjithashtu se nuk ka dyshim se Jeremiç dhe Aleksiç do të dëshironin që serbëve në Kosovë “t’u pritej koka dhe të përçaheshin, sepse kjo do t’i shkonte Kurtit”.
“Fatkeqësisht për Aleksiçin, dhe për fat të mirë për popullin serb në Kosovë, serbët në Kosovë kanë vendin e tyre, Serbinë, Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Listën Serbe, të cilët luftojnë për ta ditë e natë”, pohoi Petkoviç.
Deklaratë që i përgjigjet vlerësimit të Partisë Popullore se historia aktuale mediatike për rritjen e gatishmërisë luftarake, një shfaqje për të larguar vëmendjen nga fakti se qeveria e Vuçiqit po i dorëzon përgjegjësitë qeverisë në Prishtinë.