Nga Erges Eskiu
Une kam respekt shume te madh per te gjithe mesuesit e mi dhe per mesuesin si institucion dhe me kete reagim timin, nuk dua te hamendesohet se po sulmoje mesuesin, por arsimi shqiptar, ka nevoje per nje qasje te re ne mesimdhenie, ne mbarevajtjen e ores se mesimit dhe ne edukimin e brezave.
Gazetarja e emsionit Piranjat, Mikela, ka investiguar rastin e vajzes me autizem qe mesuesja nuk e qaste ne mesim, e diskriminonte, e bullizonte, e perjashtonte nga mesimdhenia dhe vajza njehere kishte perfunduar ne banjot e pista te shkolles.
Si fillim dua t’ju tregoj se filozofia ime eshte: Nje mesues i mire eshte kur motivon nxenesin e pamotivuar per te mesuar apo kur rrit nivelin akademik te nje nxenesi nen mesatare ne saj te punes dhe jo kur ka 3, 4 apo 5 nxenes ekselent ne klase. Ekselentet e kane dhunti, e kane genetike, e kane krejt natyrale dhe punon shume apo punon pak mesuesi ata serish do te jene te suksesshem, por vijme te mesuese Dhurata dhe vajza me autizem.
Te jesh diskriminues ndaj nje femije me autizem apo nevoja te veçanta (diagnoza te ndryshme nga spektri autik), do te thote te mos e njohesh humanizmin, ta kesh zemren bosh, ta kesh ligesine dominuese mbi miresine dhe kjo do te thote se profesionin e mesuesit te mos e besh dot pasi ligesia jote mund te “bjere” edhe mbi femijet me zhvillim normal.
Nese do te shikoni ne video tek linku ne koment, mesuesja i imponon femijeve te genjejne ne saj te frikes, per te shpetuar veten.
Por si mund te edukohen femijet duke genjyer? Si dreqin mund te edukohen femijet me frike u Dhurata me diplome mesuesi?
Si?
Po si ka mundesi qe drejtoresha nuk vepron dot per te ndryshuar sjelljen e mesueses ndaj femijes dhe femijeve, si ka mundesi qe drejtoresha nuk ka autoritet perballe mesueses? Po per cfare dreqin qendron drejtoresh kur nuk e ben dot detyren e drejtorit?
Po mesuese Dhurata qe sillet me arrogance si Majlinda e Roskovecit dhe pastaj ia fut vrapit po si Bufi Roskovecit si mund te jete mesuese nje njeri pa personalitet dhe psikologjikisht e pashendetshme?
Ç’eshtje kjo mesuese qe ben te forten me drejtoreshen e shkolles, me drejtuesit e ZAV Cerrikut dhe komisionin e Etikes dhe ia mbath prej gazetares dhe me pas i thote do vrase veten?
Po kush te mban ne pune ty o Dhurata qe nuk pyet per te gjithe drejtuesit e arsimit ne Cerrik? Patronazhiste je o Dhurata apo ke ndonji lidhje fisnore me ndonji kryetar partie a deputet te zones?
Padiskutim gazetarja Mikela ka te drejte qe duhet ngritur komisioni i mjekoligjor per te vleresuar gjendjen psikologjike te mesueses pasi ajo mesuese eshte e demshme jo vetem per vajzen me autizem, por edhe per te gjithe nxenesit me zhvillim normal, pasi i frikeson, i keqtrajton, i meson te genjejne. U tregon se genjeshtra eshte e drejte. U meson se nuk ka nevoje te mbani pergjegjesi per veprimiet tuaja, pra duhet te jeni te papergjegjshem per te shpetuar prej gabimeve apo fajeve tuaja dhe jo te pranoni ato qe keni bere, pra te mbani pergjegjesi.
Mesuese Dhurata nga ana tjeter duhej qe te kerkonte ndihme si mund te sillej me nje femije me autizem? Si menaxhohet sjellja e nje femije me autizem? Kur nuk di eshte mese normale te kerkosh ndihme dhe te kerkuarit ndihme te larteson sepse deshmon deshiren per mesim te vazhduar, per te marre dije te reja, tregon fisnikeri, tregon maturi, tregon seriozitet per punen dhe misionin qe ke marre persiper me profesionin e nderuar te mesuesit.
Pergjegjesi ka edhe ministria e arsimit, padiskutim qe po. Ministria e Arsimit ka detyren paresore te trajnoje mesuesit me metodat e menaxhimit te ores se mesimit.
Pra udhezimi i ministrise se arsimit:- mos i prekni femijet me dore (mos i dhunoni) eshte i drejte, por nese nuk shoqerohen me alternativen e menaxhimit te ores se mesimit, te sjelljeve te ndryshme qe mund te manifestojne nxenes te ndryshem nuk krijon impakt. Nuk e ndryshon problemin, dhuna ne shkollat tona vazhdon sepse mesuesit (jo te gjithe) nuk dijne te menaxhojne oren e mesimit, nuk dijne si te mbajne nxenesit e pa perqendruar, te perqendruar ne oren e mesimit.
Po vajza me autizem si ndihet kur mesuesja e shikon me inat, nuk e shikon fare apo kur e nxjerre nga mesimi?
Mos ju provofte fati te keni nje femije a nip me nevoja te veçanta o Dhurata, megjithese duke te pare ty, ti edhe mund ta braktisje ate femije, por gjithsesi… nje femije eshte gjithmone nje femije, nje bekim nga zoti, nje engjell qe meriton te trajtohet me dinjitet e respekt, si te ishte i rritur.
Nuk e njoh Elenen, por kam njohur shume femije me autizem qe duan te trajtohen dhe te jene te barabarte me grupin. Nuk duan te ndihen te nenvleresuar, nuk duan te ndihen te diskriminuar, te perjashtuar sepse jane femije dinjitoz! Por, duke degjuar te atin e saj se Elena, nese i thua ulu, ulet. Eshte e degjueshme, e kuptueshme, atehere nuk e them dot me siguri, por zemra e saj mund te dij sa ka vuajtur prej diskriminimit qe mesuesja i ka bere.
Dhe ne fund, nuk mund te harroj te shkruaj edhe per nxenesit e tjere dhe prinderit e tyre ne lidhje me nje femije me autizem ne klasen e femijes tyre.
Nje femije me nevoja te veçanta, veç e ndihmon femijen tuaj duke e bere me human, me bashkepunues dhe e motivon femijen me zhvillim normal per te mesuar me teper, i rrit besimin ne vetvete dhe e larteson ate femije. E ben me heret, me te pergjegjeshem, me te pavarur me pak bullizues e te dhunshem. Si arrihet kjo! Duke trjanuar mesuesit dhe mesuesit keshillojne nxenesit e tyre, femijet tuaj se si duhet te sillen.
Shkurtimisht po u tregoj, mesuesi kur ka nje femije me autizem ne klase duhet t’u tregoj femijeve se shoku ose shoqja e tyre, prej gjendjes se tyre mund te shfaqin/manifestojne sjellje jo normale, por kjo nuk duhet t’ju bej ju te humbsini vemendjen gjate kohes qe mesuesi shpjegon mesimin. Femija meson me ane te imitimit, ç’ka do te thote se ju duhet te silleni korrekt ne menyre qe te gjithe bashke ta ndihmojme shokun ose shoqen te sillet si çdo femije me zhvillim normal, pra si ju.