Ditën e sotme, SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka njoftuar një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesit finlandezë.
Altin Dumani flet për operacionin me autoritetet finlandeze.
“Arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijimin e njësisë së parë hetimore mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe vendet nordike përfshirë Finlandën.
Ky hetim është tregues i qartë i vlerësimit që autoritetet ligj zbatues nordike kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë. Na kanë mundësuar të godasim disa grupe kriminale të trafikut të drogës, drogë sintetike, kokainë, marjuanë etj. Rezultat i një pune të gjatë“, u shpreh Dumani.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të bëjmë publike rezultatet e një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky hetim përfaqëson jo vetëm një sukses në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe një arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijimin e njësisë së parë hetimore të përbashkët mes dy vendeve”, deklaroi Dumani.
Ai sqaroi se krimi i organizuar shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën, dhe se bashkëpunimi mes dy autoriteteve ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale përgjegjëse për trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
“Kemi goditur disa grupe kriminale që janë përgjegjës për shitjen sasive të konsiderueshme të drogave të llojeve të ndryshme. Ky hetim është rezultat i një hetimi të gjatë”, shtoi kreu i SPAK.