Ka zgjatur disa orë ndjekja e policisë për makinën e zezë e cila u shpëtoi nga duart në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se në pranga janë vënë 5 persona ndërkohë që në automjetin e tyre është sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.
Njëri prej personave të vënë në pranga, është edhe drejtuesi i automjetit që i bëri rezistencë policisë, i identifikuar si Altin Gega.
Makina luksoze me xhama të zinj u ndalua nga agjentët te zona e “Varrit të Bamit” për kontroll gjatë operacionit kundër narkotikëve, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit për të zbritur duke i dhënë gaz, madje duke rrezikuar jetën e njërit prej agjentëve të policisë.
Një qytetar ka arritur që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndalon drejtuesin e makinës, i cili nuk bindet për të hapur derën duke u arratisur deri te shtrirja në tokë e gazetarit të “NEWS24” Ergys Gjençaj që po filmonte operacionin.