Sekuestrohen rreth 9 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar. Gjatë operacioni policor është vënë në pranga drejtuesi shqiptar 49-vjec dhe pasagjeri shqiptar 34-vjec.
Operacioni është kryer nga policia greke në zonën e Kosturit.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako që prmbanin 8 kg 140 gram marijuanë.
Nga njoftimi i policisë 34-vjecari kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe po transportohej për në brendësi të tokës greke nga drejtuesi i mjetit.
Pasagjerit i jane gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra që perfshihen tek ligji për narkotikët.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik, janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuane dhe 1 peshore elektronike. Dy te arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 ceularë dhe 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën./albeu.com