Operacion antikanabis në Malësi të Madhe, dyshohet se trafikanti qëlloi ndaj policisë dhe arratiset! S’ka të lënduar, RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën

Një kultivues kanabisi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve në Malësi të Madhe. Policët ishin në krye të detyrës dhe kishin ndërmarrë një operacion për goditjen e një parcele drogë në Repisht, kur një kultivues ka qëlluar në drejtim të tyre.

Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar, ndërkohë që kultivuesi ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Informacioni konfirmohet nga burime për Shqiptarja.com, por nga Policia e Shkodrës nuk ka ende njoftim zyrtar.

FNSH, RENEA dhe forca të tjera të Policisë Shkodër kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.


Shtuar 21.08.2024 13:56