“Ooo paskemi mysafire” Nis mbledhja e KDK, Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë zonjës Kryemadhi, në veçanti Lonës

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir Meta, dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilët ditët e fundi kanë nisur një “luftë të ftohtë” mes tyre.

Sapo meta është futur në sallë ka shkëmbyer batuta me Elona Gurin, por edhe me Monika Kryemadhin.

Meta: OOO paskemi mysafire, paska ardhur Lona, kemi një muaj e gjysëm pa u parë.

Guri: Ne jemi të shtëpisë.

Pas këtyre batutave Meta ka shtrënguar duart me Kryemadhin ku i ka tërhequr vëmendjn bluza e sdaj ëe cila kishte mbishkrimin “jemi këtu”.

Ndërkohë sapo Meta ëhstë ulur në tryezë për të nisur fjalimin, Kryemadhi ka kërkuar informacion nëse ka link për të ndjekur mbledhjen online.

Kryemadhi: A ka Link?

Meta: T’i plotësohet çdo kërkesë zonjës Kryemadhi, në veçanti Lonës, kemi 20 vite që investojmë për mendimin ndryshe.


Shtuar 19.04.2024 19:01