ONM dorëzon prova të reja shtesë Komisionerit Publik për të ankimiuar konfirmimin në detyrë të Elizabeta Imerajt.
ONM disa ditë më parë i ka rekomanduar Komisinorëve Publikë që të ankimojnë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Imeraj.
Ky rekomandim erdhi ditën që KPK-ja publikoi vendimin e zbardhur për zonjën Imeraj, e cila ishte vlerësuar pozitivisht në të tria kriteret.
Por ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë që ankimimi duhet gjithashtu të përfshijë të tria kriteret.
Në dokumentacionin dërguar Komisionervë publikë nënvizohet se “në gjykimin e ONM-së, vlerësimi i duhur i fakteve dhe rishqyrtimi i të dhënave dokumentare do të bëjë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rrëzojë vendimin e KPK-së dhe ta shkarkojë nga vazhdimi i mëtejshëm i detyrës”./albeu.com