Aktorja, Olta Gixhari, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga udhëtimi i saj në Romë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
E veshur me një kostum të bardhë elegant – me pantallona të gjera dhe një bluzë të shkurtë ‘crop top’ me prerje të guximshme dhe lidhëse në pjesën e përparme – Olta është shfaqur me shumë finesë dhe vetëbesim përpara Fontanës së famshme di Trevi, një nga atraksionet më ikonike të kryeqytetit italian.
Me flokë të lëshuara dhe një grim natyral që thekson bukurinë e saj, Olta ka sjellë një kombinim të thjeshtësisë dhe sensualitetit, duke u komplimentuar nga ndjekësit për stilin dhe pamjen e saJ
Postimi i saj është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive, ku fansat e kanë përshkruar si “Diva” dhe “S’ka më të bukur”.
Olta, e njohur për sharmin dhe prezencën e saj në ekran, dëshmon edhe një herë se di si të rrëmbejë vëmendjen kudo që shkon.