Olta Gixhari ndan pamje nga nata elektrizuese me Keinemusik në Tiranë, shfaqet në formë fantastike

Aktorja, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga nata elektrizuese në Tiranë, ku performuan emrat e njohur të muzikës elektronike – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik.

Evenimenti u mbajt në ambientet magjike të Liqenit Artificial dhe mblodhi mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës.

Olta u shfaq sensacionale me një veshje provokuese: një bluzë të shkurtë me mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.

Ajo kombinoi veshjen me geta të zeza ngjitur pas trupit dhe çizme kaubojsh. Flokët i kishte të lëshuar, në stilin e saj karakteristik.

Në videot e publikuara, ajo shihet duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën energjike të natës, e shoqëruar nga mikja e saj, Sara Hoxha.

Dyshja, të njohura për miqësinë e tyre të afërt, u panë duke u argëtuar së bashku në skenën më të nxehtë të momentit në kryeqytet.


Shtuar 2.06.2025 12:49

Tags: ,