Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht shoqja e ngushtë e Efit, Mikela Pupa ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari, pas kërcënimeve të kësaj të fundit.
Gixhari tha se do të tregojë gjëra që di për jetën e Efit jashtë BBV, gjithashtu edhe pë jetën e Kiarës.
Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke shkruar se ndihet shumë mirë që Olta është ende brenda shtëpisë së Big Brother Vip pasi publiku do ketë mundësi të “njoh fytyrën e vërtetë” të saj. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.
“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.
Çfarë deklaroi Olta?
Olta ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.
“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.
Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”/Albeu.com./