Olsi Bylyku ka zgjedhur një mënyrë shumë të ndjerë për të uruar ditëlindjen e partneres së tij, Denades. Aktori dhe moderatori i njohur ka publikuar një foto ku shihet duke shkëmbyer një puthje me të dashurën, ndërsa bashkangjitur ka ndarë edhe një dedikim prekës.
Në mesazhin e tij, Olsi shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe përkushtimin që ajo ka treguar në çdo hap të marrëdhënies së tyre. Ai rrëfen sesi ajo ka qenë aty pa kushte, pa kërkuar shpjegime, thjesht duke dashur dhe qëndruar pranë tij.
“Te dashurosh është bukur, por të dashurosh dhe të riskosh është lavdi”, shkruan ai, duke e falënderuar që e ka mësuar çfarë është dashuria e vërtetë.
“Gëzuar ditëlindjen Amla. Të dua!”, përmbyll Olsi dedikimin e tij.