Olsi Bylyku festoi ditëlindjen/ Ja surpriza e veçantë që i bëri e dashura gazetare (FOTO)

Ditën e djeshme, Olsi Bylyku festoi 27 vjetorin e lindjes.

Mes urimeve dhe dhuratave të veçanta për këtë ditë të bukur, surpriza më e bukur ishte ajo e të dashurës së tij aktuale, gazetares së njohur Denada Lura.

Nëpërmjet postimeve të bëra në rrjet, njëri prejt tyre na zbuloi se e dashura e surprizoi teksa mbante tortën në duar i dhuroi puthje dhe përqafime të ngrohta.

Në foton e postuar nga Xhesika Pengili, modelen dhe këngëtaren e njohur me të cilën Olsi ka një bashkëpunim, u zbulua momenti romantik i çiftit.

Në krahët e njëri-tjetrit, dyshja duken të lumtur dhe plot emocione.

Kujtojmë se Olsi Bylyku shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të romancës që ka përjetuar disa vite me artisten e njohur, e cila aktualisht është në garë për fitoren e madhe të “BBVA4”, Egli Takon.


Shtuar 19.04.2025 16:32