Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se Kina dhe Gjermania janë larg nga reciprociteti kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se pala gjermane do të kërkojë bashkëpunim të barabartë nga Pekini.
Kjo deklaratë vjen dy ditë para vizitës së tij në Pekin.
“Ne jemi shumë larg bashkëpunimit të barabartë midis Kinës dhe Gjermanisë, për shembull në fushën e aksesit të kompanive në treg, licencave, mbrojtjes së pronësisë intelektuale ose çështjeve të sigurisë ligjore dhe trajtimit të barabartë të qytetarëve tanë”, ka thënë më tej kancelari gjerman.