OKB miraton rezolutën për luftën në Lindjen e Mesme, kërkohet armëpushim i menjëhershëm

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

153 shtete anëtare votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan.

Këto janë disa nga pikat kryesore të rezolutës:

  • Kërkon “një armëpushim të menjëhershëm humanitar”.
  • Pohon se “të gjitha palët respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve”.
  • Bën thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar”.

Para votimit, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, mbajti një fjalim në të cilin foli për sulmin ndaj civilëve, prishjen e sistemeve humanitare dhe mosrespektimin e thellë dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.

“Edhe lufta ka rregulla,” u shpreh ai.


Shtuar 12.12.2023 21:49