OKB miraton rezolutën për armëpushim në Gaza, Izraeli: Vetëm do të zgjasë vdekjen dhe shkatërrimin në rajon

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

153 shtete anëtare votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan.

Përfaqësuesi i OKB-së për Izraelin, Gilad Erdan e quajti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme “hipokrite”, duke thënë se nuk përmend Hamasin.

Përfaqësuesi thotë se një armëpushim “vetëm do të zgjasë vdekjen dhe shkatërrimin në rajon”.

“Një armëpushim do të përfitojë vetëm terroristët që vjedhin ndihmën humanitare për veten e tyre”, tha ai, duke shtuar se do të ishte një “dënim me vdekje për shumë më tepër njerëz nga Izraeli dhe nga Gaza”.

SHBA, Paraguaj, Austria dhe Izraeli ishin mes 10 anëtarëve që votuan kundër.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Holanda dhe Ukraina ishin në mesin e 23 vendeve që abstenuan.


Shtuar 12.12.2023 23:35