OKB: Më shumë se 8 milionë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në vendet e Europës

Më shumë se 8.2 milionë refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në vendet evropiane, përfshirë Rusinë, që kur Moska filloi luftën, sipas zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Është bërë e ditur se gjithsej 8,249,055 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në vendet evropiane.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, numri i refugjatëve u rrit me 8,766 vetëm javën e kaluar, raporton agjencia.

UNHCR njoftoi se nga 24 shkurti i vitit të kaluar deri më 23 maj të këtij viti, rreth 2,852,395 njerëz kërkuan strehim në Rusi.


Shtuar 25.05.2023 13:19