Agjencia për mirgim e Kombeve të Bashkuara tha se mbi 11 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që prej se Rusia nisi luftën e paprovokuar më 24 shkurt.
Sipas të dhënave që janë mbledhur deri më 1 prill, mbi 7.1 milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Ndërkaq, 4.24 milionë persona të tjerë janë larguar jashtë vendit, tha agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR.
“Banorët po vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe se nevojat humanitare në terren po vazhdojnë të përkeqësohen”, tha shefi i IOM-it, Antonio Vitorino.
Vitorino tha se korridoret humanitare janë “nevojë emergjente” në mënyrë që të mundësohet evakuim i sigurt i civilëve dhe të garantohet transport i sigurt, duke shtuar se ka nevojë për ndihmë humanitare për personat e zhvendosur brenda vendit.
Sipas një hulumtimi të IOM, mbi 60 për qind e të zhvendosurve janë fëmijë, ndërkaq, 57 për qind janë të moshuar. Afër 30 për qind ishin persona me sëmundje kronike./REL