“Oh f*ck”, Mario Mitaj bllokohet dhe ndërpret intervistën (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2024. Më 17 qershor në “Air Albania”, kuqezinjtë presin Moldavinë për grupin E, teksa më 20 luajnë në transfertë me Ishujt Faroe.

Kuqezinjtë janë të grumbulluar dhe sot para medieve ka dalë Taulant Seferi dhe Mario Mitaj. Nëse Seferi u duk familjar me kamerat, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Mitaj.

Mbrojtësi është emocionuar dhe nuk ka mundur të vijojë përgjigjen e pyetjes së bërë. “Nuk jam mësuar me intervista, jo se kam probleme me gjuhën”, dëgjohet të thotë Mitaj. Në tentativën e dytë, Mitaj nuk i fsheh do emocionet që e bllokojnë duke thënë “Oh f**k ” dhe mos vijuar më tej.


Shtuar 12.06.2023 14:58