Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar një ogur të mrië vendimin e Gjykatës së Apelit e cila rikthen në shkallë të parë “vulën” e PD.
Në reagimin e tij Alibeaj thekson se ka ardhur momenti që demokratët të bashkohen dhe të lënë mënjanë pakënaqësitë, për t’i dlë përballë Edi Ramës.
Reagimi i Alibeajt:
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.
Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.
Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.
Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.
Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira
/AlbEu.com/