Oficeri që vrau 17-vjeçarin në Francë kërkon falje, avokati: Është i shkatërruar

Francë- Polici që qëlloi Nahelin mëngjesin e së martës i ka kërkuar falje familjes së tij teksa ishte në paraburgim.

Avokati i tij Laurent-Franck Liénard tha se ai ishte “i shkatërruar”.

“Fjalët e para që shqiptoi ishin për t’i kërkuar falje familjes”.

Ai tha gjithashtu se oficeri, i cili është akuzuar për vrasje vullnetare, ishte “i tronditur nga dhuna e kësaj video”.

Sakaq, që prej vrasjes së 17-vjeçarit në Francë kanë shpërthyer protestat.

Zyra e ministrit të Brendshëm tha sot se të paktën 421 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.

Shumica e të arrestuarve ishin nga 14 deri në 18 vjeç./Albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 07:20