Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, po mbajnë një konferencë për mediat.
Bylykbashi u shpreh se Reforma Zgjedhore u bllokua për një kohë të gjatë, ndërsa shtoi se vota e diasporës u propozua nga PD.
Ai u bëri thirrje qytetarëve, të cilët jetojnë jashtë të regjistrohen për të votuar, si një mënyrë për t’u kthyer në fuqi transformuese për partitë politike.
“U bllokua zbatimi i rekomandimit të OSBE. Për 2 vite Rama duke dhunuar raportet mbajti peng komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos ndodhte asgjë e të bënte Pazar që Rama të merrte primin e mazhorancës, në lidhje me marrëveshje të tjera si vetingu.
Të gjitha u bënë të pamundura por është e qartë që Rama nuk pranon të bëjë ndryshime që garantojnë lirinë e votës dhe sistemi zgjedhor që miratoi PS të ndryshohej për të garantuar votë të barabartë.
Në kushtet e dështimit të Reformës Zgjedhore, sepse reforma nuk ka ndodhur, sepse u bllokua nga Edi Rama.
Në këto kushte, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të zbatojë vendimet e GJK, janë tre vendime që trajtonin çështje të zgjedhjeve.
I pari vendimi për votën e personave jashtë Shqipërisë, çështja e herësit apo pragut zgjedhor dhe vendosja e një pragu zgjedhor prej 1 përqind për kandidatët e pavarur. Kjo e fundit vrasës për kandidatin e pavarur. U zhduk mundësia që kandidatët të pavarur të kandidojnë përballë partive të tjera. 3 detyrime kushtetuese për t’u trajtuar nga Kuvendi. Opozita ka qëndrimin se vendimet duhet të zbatohen.
PD arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e atyre që janë jashtë vendit. Propozimi i PD dhe opoziëts ishte më i gjerë se ai i PS e cila reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm.
Sa më shumë shqiptarë të regjistrohen për të votuar nga ata që janë jashtë. Do të jetë një dallgë dhe fuqi transformuese për partitë politike”, u shpreh ai.