Oerd Bylykbashi: Burgosja politike e Salianjit, një tejkalim i vijave të kuqe nga Rama

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar një takim me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë.

Bylykbashi ka deklaruar se arrestimi politik i kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe nga Edi Rama.

Ai gjithashtu, tha se me Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira dhe nga shteti i së drejtës.

Postimi:

Në takimin me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë, u trajtua me shqetësim të thellë kriza e paprecedent që po kalon vendi ynë dhe demokracia jonë.
Arrestimi politik i Kryetarit të Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe. Kjo situatë kërkon një reagim të fortë, të qartë dhe të organizuar nga ana jonë.

Me Edi Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, dhe shteti i së drejtës. Nuk ekzistojnë më as Kushtetuta, Drejtësia, apo liritë themelore të qytetarëve. Rrëzimi i tij është i domosdoshëm për rikthimin e vlerave demokratike dhe rendit kushtetues.


Shtuar 29.09.2024 13:39