Objekti që duhet të pastorjmë më shpesh në shtëpi, por gjithmonë e harrojmë

Pavarësisht se sa të përpiktë jemi me pastrimin e shtëpisë, diçka mund të na shpëtojë gjithmonë.

Në fakt, ka objekte që nuk na shkojnë në mendje dhe duhet t’i pastrojmë më shpesh. E megjithatë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sepse ato janë vatra mikrobesh. Një shembull tipik është koshi i mbeturinave të kuzhinës. Madje e zbrasim çdo ditë, por sa shpesh e pastrojmë?

Ne në fakt duhet ta pastrojmë sa herë që e zbrasim. Nëse është i lëvizshëm, vendoseni në vaskën e dezinfektuesit, përndryshe vishni doreza dhe pastrojeni aty ku ndodhet. Nëse nuk keni dezinfektues, uthulla me ujë të nxehtë funksionon po aq mirë. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 13:20