O sot o kurrë, Belind Këlliçi: Të enjten protesta e madhe, Shqipëria t’i kthehet normalitetit, kryeministri të ikë një orë e më parë

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar disa foto nga qytetarët e njësisë 5 në Tiranë, ku shprehet se të enjten në orën 20:00, opozita do të mbajë protestën e madhe kundër keqqeverisjes.

Gjithashtu, ai shprehet se Shqipëria duhet t’i kthehet normalitetit dhe kryeministri duhet të ikë një orë e më parë.

“Tirana gati për protestën e ditës së enjte, datë 11 korrik, ora 20:00. Me banorët e Njësisë nr.5 sot ishim të gjithë në një mendje, se Shqipëria tashmë duhet ti rikthehet normalitetit dhe se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë.

 

 

Ekonomia e rrënuar, shëndetësia e shkatërruar, arsimi i degraduar, mungesa e rendit e sigurisë dhe shpopullimi, janë arsyet kryesore që Tirana do derdhet në bulevard më shumë se kurrë.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kura e vetme për të dalë nga kjo situatë.

O sot, o kurrë🇦L”, shprehet Këlliçi.