“O legen”, protestuesit për votën e diasporës jashtë Kuvendit përplasen fizikisht me policinë

Një grup protestuesish janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, teksa kërkonin që Diaspora të ketë të drejtë të votojë në zgjedhjet e 2025.

Grupi që mbante veshur bluza dhe pankarta nën logon “dua të votoj në 2025, nga diaspora”, janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë që kishin krijuar një kordon jashtë ambienteve të Kuvendit.

Kjo pasi kanë tentuar që të futen në ambientet e Kuvendit, por nuk janë lejuar. Një tjetër episod përplasjeje ka pasur edhe në momentin kur nga salla kanë dalë deputetët e PS, dhe grupi i protestuesve kanë tentuar sërish që t’u afrohen, ndërsa dëgjohen duke thënë: Zoti deputet a votove për Diasporën.


Shtuar 18.07.2024 22:09