Mesfushori i Marokut, Sofyan Amrabat, ka folur për BBC Radio 5 Live, pas përballjes me Portugalinë, të cilën e skualifikuan nga Botërori Katar 2022.
Ai u shpreh se për të ishte e pabesueshme dhe ndër të tjera tha se ishte një fitore e merituar 1000% dhe se ishte shumë krenar.
“Është vërtet e pabesueshme, jam shumë krenar. Është si një ëndërr, e pabesueshme që jemi në gjysmëfinale. Ne e meritojmë këtë, 1000%. Si luftojmë, si luajmë, me zemrën tonë për vendin tonë për njerëzit, është e pabesueshme. Respektoni të gjithë, trajnerin, ekipin, stafin. Ishte sikur të luanim në shtëpi, faleminderit për të gjithë njerëzit”, ka thënë ai./albeu.com