Nxirren pas 12 orësh 10 minatorë nga miniera e Trepçës, 20 të tjerë ndodhen akoma brenda

Nxirren pas 12 orësh 10 minatorët e bllokuar në Trepçe. Ata ndodheshin në horizontin e 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë. Ndërsa 20 të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar. Kryetari i sindikatës së Trepçës, Mustafë Asllani deklaron se procesi për nxjerrjen e tyre është duke vijuar.

“Po procesi ka nisur, jemi duke i nxjerrur minatorët që kanë mbetur brenda në ashensor të “Trepçës”. Procesi është duke shkuar pak ngadale, mirëpo pothuajse gjysa deri tani kanë dalur. Aktualisht mund të them që edhe 20 kanë mbetur”, ka thënë Asllani.

Ai shtoi se me minatorët e ngujuar janë kanë kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme dhe se gjenden në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Që prej mbrëmjes së djeshme në orën 3:00 në Minierën e Trepçës, në horizontin 11 që është diku rreth 900 metra nën tokë u bllokuan rreth 50 minatorë. Shkak është bërë problemi i energjisë elektrike. Deri tani kanë arritur të nxirren 10 prej tyre, ndërsa vijon puna për shpëtimin e 20 të tjerëve


Shtuar 10.04.2023 19:08