Me 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në shkollën fillore “Migjeni’, të fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjate orës së mësimit e ka ekspozua armën të cilën e ka pasur në brez..
Me këtë rast hetuesit policor kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën: Një Pistoletë dhe një karikator.
Bëhet fjalë për nxënësin me inicialet E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k, ka njoftuar policia, transmeton Express.
“I dyshuari i mitur është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Policia ka publikuar pamje të armës së sekuestruar:/Express