Pak kohë më parë, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, pati probleme shëndetësore, duke u transportuar për në spital.
Dyshimet u hodhën se ai edhe mund të jetë helmuar, por kjo ende nuk është vërtetuar.
Pas këtij lajmi, në media u aludua se ai kishte konsumuar brenda qelisë së tij karkaleca deti.
Për këtë është pyeture edhe SPAK, e cila në përgjigje thotë se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën e saj.
“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për këtë arsye, mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”, sqarohet në përgjigjen e SPAK, publikuar në faqen zyrtare.
