Janë numëruar kutitë e para edhe në Bashkinë e Kolonjës.
Deri më tani është Partia Socialiste ajo që rezulton në avantazh.
Kandidati socialist Nertil Bellaj ka marrë 305 vota, përkthyer në 61.6%.
Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj, ka marrë 190 vota, ndryshe 38.4%.