Edhe në qarkun e Vlorës, procesi i numërimit është thuajse në përfundim. Sipas të dhënave të deritanishme, kur ka mbetur vetëm 1 kuti nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 53.235 vota, që përbën 58.72% të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), deri tani renditet si forcë e dytë me 24.134 vota (26.62%).
Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 8 mandate, ndërkohë PD-ASHM merr 4 deputet.