Janë numëruar 858 kuti votimi nga 941 në Bashkinë e Tiranës.
Kryetari aktual i Bashkisë, njëherësh dhe kandidati i PS, Erjon Veliaj e ka siguruar tashmë mandatin e tretë edhe pse ka ende kuti për tu numëruar, për shkak se diferenca e tij me kundërshtarin është mjaft e lartë.
Të lidhura
None found

Deri në këto momente Veliaj ka marrë 142991 vota, kundrejt 91679 vota të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, belind këlliçi.
Ndërkohë që surpriza në këto zgjedhje mund të konsiderohet kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori, i cili renditet në vendin e tretë me 12555 vota, duke lënë pas kandidatin e PD, Roland bejko, i cili ka 11256 vota.
