Të dielën e 24 shtatorit, në Kukës janë zhvilluar zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.
Pak para mesnate ka nisur numërimi i kutive dhe deri më tani janë numëruar 49 nga 74.
Në 49 kuti të numëruara, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 8294 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4631 vota.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.