Numërohen 3 kutitë e para në bashkinë e Pustecit/ Ja rezultati PS-PD në bashkinë më të vogël të Qarkut Korçë

Ka përfunduar numërimi i votave në 3 kutitë e para për bashkinë e Pustecit, e para që ka nisur këtë proces pas përfundimit të procesit zgjedhor në orën 19:00.

Sic raporton gazetarja e News24, Lorena Kodra, në kutinë e parë rezultati është 130 për Ps dhe 52 për PD;

në kutinë e dytë 150 PS dhe 118 PD;

dhe në kutinë e tretë 139 PS dhe 38 PD.

Avantazhin në total për PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD.

Numërimi vijon.


Shtuar 11.05.2025 22:45