Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, vijon të thellojë deiferencën në vota, përballë kundërshtarëve të tjerë, pas numërimit të 212 kutive nga 941 në total.
Diferenca mes Veliajt dhe ndjekësit të tij më të afërt kandidatit të BF, Belind Këlliçi është më shumë se 11 mijë vota deri në këto momente.
Deri më tani Veliaj ka marrë 32400 vota, Belind Këlliçi ka marrë 21350 vota.
Ndëkrohë ajo që bie në sy është numri i votave që ka marrë kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori, i cili ka grumbulluar më shumë vota se kandidati i PD, Roland Bejko.
Aktualisht Qori ka 3096 vota, ndërsa Bejko 2752 vota.